Google ADS

Policia arreston tre persona për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

11:08 | 30 Gusht 2024
R J

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në rrugën “Musli Musliu”, në Prishtinë, ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë: D.S, 18 vjeç, R.K, 19 vjeç, dhe A.Z, 33 vjeç, ky i fundit është shtetas i Shqipërisë.

Një nga këto kontrolle është kryer mbrëmë në rrugën “Musli Musliu” në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga zyrtarët e stacionit Jugu në Prishtinë, ndaj  personave të dyshuar janë iniciuar raste për veprat :
-Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe
-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme