Google ADS

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës, Kurti bën homazhe tek përmendorja e personave të zhdukur

11:02 | 30 Gusht 2024
R J

Sot, më 30 gusht, është shënuar Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës.

Kjo datë është ditë që përkujtohet fati i njerëzve që me dhunë e pa vullnet u larguan nga vendi i tyre, ku ende nuk dihet asgjë për ta, përcjell Arbresh.info

Kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci e kryediplomaten Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se që nga përfundimi i luftës, palës serbe i ka munguar vullneti për të lejuar gërmime në zonat ku dyshohet se ndodhen varreza masive. Ai ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë trysni për hapjen e arkivave serbe, duke theksuar se “aty është e vërteta”.

Ndryshe, krahas liderëve institucional, homazhe kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, udhëheqës e përfaqësues të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme