Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vet-aksidentit i cili përfundoi me fatalitet dje në Sllatinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundoi jashtë rrugës e rrokullisur.
Ekipi mjekësor lidhur me rastin kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dhe tri femra, ku njëra nga to ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë
Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion.
“Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 .Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...