Jadon Sancho mbetet objektivi numër një i Juventusit nga tani deri në fund të afatiti kalimtar veror, që do të mbyllet në mesnatën e së premtes.
Negociatat kanë nisur dhe Juventusi është optimist, por deri më tani nuk mund të përjashtohet një dështim i këtij transferimi.
Prandaj, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli po mban rrugë të tjera të hapura për t’i dhënë Thiago Mottas dhuratën e fundit të një afati kalimtar spektakolar.
Amine Adli, është ‘plani B’ në rast se sulmi ndaj Sanchos dështon, sipas asaj që u raportua nga The Guardian. Bianconerët po vlerësojnë marokeno-francezin nga Bayer Leverkusen, një lojtar që mund të luajë si një mesfushor sulmues, sulmues anësor ose sulmues i dytë.
Adli, i lindur në vitin 2000, ka një kontratë me Bayer Leverkusen që skadon më 30 qershor 2026 dhe ka një vlerë prej 25 milionë eurosh .
Siç raportohet nga mediumi britanik, për lojtarin nuk ka vetëm interesim të Juventusit, por edhe i disa klubeve të Ligës Premier.
Adli e ka nisur karrierën te Toulouse, ku luajti 43 ndeshje, duke shënuar 8 gola në ekipin e parë nga viti 2019 deri në vitin 2021, përpara se të transferohej në Bayer Leverkusen. Nga viti 2021 deri më sot, ai ka luajtur 112 ndeshje ku ka shënuar 21 gola.
Një lojtar fleksibël dhe modern, siç i pëlqen Thiago Mottas. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut