Korriku shënon rekord, regjistrohen dy ditët më të nxehta në histori

00:00 | 30 Gusht 2024
A B

Korriku i këtij viti ishte muaji i dytë më i nxehtë në historinë botërore.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga “Copernicus”, qendra evropiane për vëzhgimin e Tokës, temperatura mesatare e ajrit ishte 16.9 gradë C.

Sidoqoftë, marzhi krahasuar me korrikun e 2023-shit, muaji më i nxehtë i regjistruar, është vetëm 0.04 gradë C.

Megjithatë, korrikun e këtij muaji u verifikuan rekorde të reja.

“Ka një tjetër aspekt ky korrik. Ne regjistruam dy ditët më të nxehta në histori. Ndaj korriku ishte një tjetër muaj rekordi, edhe pse mesatarja për tërë muajin ndodhet lehstshëm poshtë asaj të korrikut 2023.” –thotë eksperti i Copernicus, Julien Nicolas.

Këta tregues i japin fund një cikli 13-mujor temperaturash rekord, që nisën qershorin e vitit të kaluar. por për ekspertët e “Copernicus”, marzhi i ndryshimit së të dhënave mes viteve 2023-2024 është aq e ngushtë saqë konteksti tërësor i ngrohjes globale mbetet i njëjtë.

“Pasojat e ngrohjes globale nuk nisën në fillim të këtij cikli. I kemi mbajtur nën vëzhgim prej shumë vitesh dhe fundi i kësaj serie rekordesh nuk do të shënojë fundin e tyre. Valët e të nxehtit dhe moti ekstrem filluan përpara këtyre rekordeve dhe do të vazhdojnë edhe më pas.” –përfundon eksperti.

Në Evropë ishin kryesisht jugu dhe lindja e kontinentit që përjetuan anomalitë e temperaturave të larta në korrik. Ndërsa Perëndimi përjetoi një ulje të lehtë të temperaturave, shoqëruar nga reshjet e shiut./euronews/

Të ngjashme