I përkasin Bibliotekës personale të Faik Konicës.
Sot, katër prej tyre, janë bërë pjesë familjes së Bibliotekës Kombëtare. Librat mes të cilëve edhe edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis”, mbajnë shtampën e njohur “Ex Libris” dhe inicialet F.K.
Është studiuesi Agron Alibali, që pas kërkimeve në Shtetet e Bashkuara, përmbush dëshirën e Konicëes, për t’ia dhuruar Bibliotekës Kombëtare.
Secili nga librat përmban një përkushtim nga autorët. “Burrit shumë të ditur. Faik Konica. Korifeut të letrave shqiptare, si dëshmi e përsosmërisë së vazhdueshme”, është dedikimi në latinisht i At Gjergj Fishtës, për bashkëkohësin e tij.
Mendohet se gjeniu i letrave shqip grumbulloi mbi 2 mijë tituj, mes të cilëve edhe kopje të rralla. Dëshira e tij ishin që librat, për të cilët thuhen që janë humbur, t’i faleshin Bibliotekës Kombëtare./Tv Klan
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së