Një aeroplan luftarak ukrainas F-16 u shkatërrua pas një aksidenti, sipas një zyrtari amerikan, vetëm disa javë pasi aeroplani i parë amerikan arriti në Ukrainë.
Kujtojmë se në fillim të muajit gusht në Ukrainë arritën aeroplanë të fuqishëm amerikanë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, aeroplani nuk u rrëzua gjatë luftimeve, por ishte një gabim i palës ukrainase, raporton Wall Street Journal.
Ukraina po zhvillon luftime të ashpra në lindje të vendit për të ndalur ofensivën ruse. Ukrainasit kanë pritshmëri të mëdha nga aeroplanët e fuqishëm amerikanë që ata kanë dëshiruar dhe kërkojnë.
“F-16 në Ukrainë, ne ia dolëm”, tha Zelensky në një ceremoni në fillim të gushtit në një vend sekret, i rrethuar nga aeroplanë.
Ai falënderoi veçanërisht Danimarkën, Holandën dhe SHBA-në për ndihmën e tyre në dorëzimin e aeroplanit pas 18 muajsh pritje, por menjëherë shtoi se duhen shumë të tjera.
Ardhja e tyre shënon një moment historik në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Ukrainës, e cila kryesisht mbështetet në aeroplanët e vjetër të epokës sovjetike.
Zelensky nuk specifikoi se sa aeroplanë arritën në shtetin ukrainas apo nëse të gjithë ishin dërguar nga tre vendet e NATO-s që ai përmendi. Anëtarët e NATO-s, përfshirë Belgjikën dhe Holandën, kanë premtuar rreth 65 aeroplanë F-16. /Telegrafi/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...