Një ekip ekspertësh të kompanisë EOD (Asgjësimi i mjeteve shpërthyese) të batalionit të xhenios në Komandën Mbështetëse, janë certifikuar nga NATO pasi përmbyllën me sukses trajnimin dhe demonstrimin e teknikave të një nivel të lartë profesionalizmi gjatë stërvitjes në Letoni.
NATO ka publikuar në faqet e saj zyrtare pamjen e demonstrimit të aftësive të larta ushtarake teksa shkruan se, “Ekipi Shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adaži në Letoni”
Sipas njoftimit të bërë publik thuhet se, “ata eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e simuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme”.
Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë.
Ky trajnim synon të testojë kapacitetet e mbështetjes logjistike me furnizim, kapacitetet EOD, kapacitetet xheniere, transport trupash, mjete, teknikë dhe ngritjen e setit fushor, për kryerjen e operacioneve speciale për çminim dhe asgjësimin e municioneve.
Ekspertët e EOD angazhohen në ruajtjen e municioneve, planifikojnë dhe të kryejnë në mënyrë të sigurt operacionet në vendet e kontaminuara me municione të pashpërthyera (UXO), operacionet e asgjësimit logjistik të municioneve dhe racionalizimin dhe ngritjen të ruajtjes së sigurt të municioneve./rtsh/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...