Brenda një jave, dy qytetarë nga Ferizaj, kanë gjetur para në rrugë dhe I kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Me datën 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj , qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Edhe një qytetare tjetër dje rreth orës 20:00 ka gjetur një shumë të caktuar të parave, dhe ato i ka dorëzuar në stacion.
“Me datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën thirrje që pronarët e parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj për ti tërhequr paratë e humbura.
“Lusim pronarët e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqin paratë e tyre të humbura”, vijon tutje njoftimi.
Policia ka falënderuar qytetarët që i kanë dorëzuar paratë e humbura.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët : I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policies”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?