Ligj i ri për shërbimin diplomatik dhe strukturë e posaçme për shqiptarët e rajonit. Këto janë pikat kyçe që janë diskutuar në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”, të cilat u njoftuan sot nga ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në një konferencë për mediat. Në fjalën e tij, Hasani theksoi se
“Shqipëria është e angazhuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe iniciativa që janë realizuar me sukses. Gjatë 3 ditëve të konferencës diskutuam për zhvillimet e brendshme për shërbimin diplomatik. Po përgatisim ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe strukturë të re për shërbimin e jashtëm dhe një drejtori që do të merret ekskluzivisht me shqiptarët që janë në rajon dhe me hartën nëpër botë”.
Ai tha se së shpejti shërbimi diplomatik do të zgjerohet në Indi, Kenia dhe Indonezi.
“Jemi të mirëpërfaqësuar në kontinentin europian por kishim boshllëqe që duam ti mbushim s amë shpejt dhe sa më shpejt do hapim ambasadë në Indi, Indonezi dhe Kenia. Jemi në proces verifikimi të vendeve ku duhet të jemi të pranishëm. Të gjithë këto bëjnë të mundur që të kërkojmë më shumë nga vetja dhe në mënyrë progresive. Vendosëm piketa për punë tonë në periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe në vazhdim dhe angazhime të tilla do të jenë pjesë e rutinës së punës dhe të njëtrajtshme çdo vit”.
I pyetur për përfaqësimin e Kosovës në këtë konferencë Hasani u përgjigj: “Në rastin e Kosovës kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo drejtori do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për sfidat dhe rrugëtimin që kanë marrë përsipër. Prishtina ka qenë e ftuar ne i kemi pritur për fat të keq të fundpushimeve dhe një situate shëndetësore, përfaqësimi nuk ishte ai që pritej. Por do të takoj ministren Gërvalla për të diskutuar çështjet që kemi pasur në agjendën tonë”.
Ai përsëriti deklaratat e kryeministrit Rama për samitin e NATO-s 2027 që do të organizohet në Tiranë.
“Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në aleancën e Atlantikut të Veriut. Në 2025 është mbledhja e komitet politik europian”./a2cnn
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...