Ndërmarrja publike “Trepça’” ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe për një punëtor.
Sipas njoftimit, B.B. ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës dhe i njëjti s’është paraqitur në punë që nga 1 prilli i këtij viti.
“Me datën 29.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4733 të dt. 29.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.B.”, njofton “Trepça”./Arbresh.info
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...