Arrestohen dy persona në Prishtinë pasi sulmuan një ekip mjekësor gjatë kryerjes së detyrës

10:07 | 29 Gusht 2024
E.K

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar një ekip mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.

Sipas raportit të policisë të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme