Google ADS

E çuditshme në Islandë, vendi përballet me “krizën” e mungesës së kastravecit

23:01 | 28 Gusht 2024
A B

Një trend i bërë viral në TikTok ka shkaktuar një efekt të çuditshëm në Islandë, duke shkaktuar mungesa të theksuara të furnizimit me kastravecë të tregut.

Përgjegjës për këtë është ylli i TikTok, Logan Moffitt i cili në një farë mënyrë ndikoi te mijëra islandezë për të blerë më shumë kastravecë për të krijuar sallatat dhe recetat e tij të frymëzuara nga Azia.

Videot e Logan Moffitt kanë marrë miliona shikime, ku ai tregon se si mund të përgatiten sallatat e thjeshta dhe të freskëta me përbërës kryesor kastravecin.

Për këtë arsye, kastraveci tashmë është zhdukur nga raftet e tregjeve dhe marketeve duke i gjetur të papërgatitur dhe furnitorët e mëdhenj, të cilët e sigurojnë furnizimin me perime të freskëta kryesisht nga importi.

Rritje të shitjeve kanë pasur dhe ingredientët e tjerë të shfaqur në këto receta si salca e sojës dhe vaji i susamit.

Por, teksa sallata konsiderohet si një vakt i shëndetshëm për konsum të rregullt, sasitë e tepërta të çdo gjëje mund të çojnë në efekte anësore negative.

Dietologia dhe këshilltarja e ushqimit nga SHBA, Carolina Schneider thotë se përmbajtja e lartë e ujit dhe fibrave mund të shkaktojë shqetësime në tretje nëse konsumohet në sasi të mëdha.

“Kjo për shkak se fibrat stimulojnë lëvizjet e zorrëve, dhe për disa individë, veçanërisht ata që nuk janë mësuar me një dietë të pasur me fibra, kjo mund të çojë në fryrje, gazra apo edhe diarre”, shprehet Schneider.

Kastravecat  ofrojnë  shumë vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën K, vitaminën C, kaliumin, magnezin, fibrat dhe manganin./ A2 CNN/

Të ngjashme