Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 218-të në të cilën ka vendosur që afatin për regjistrimin e mërgatës ta shtyjë deri më 31 dhjetor.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krahas regjistrimit në platformën online e-diaspora, mërgimtarët që ende gjenden për pushime në Kosovë mund të informohen dhe në raste të caktuara të ndihmohen nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në komunat rajonale të Kosovës.
Derisa ata që janë kthyer në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, sipas ministres mund të informohen e ndihmohen nga ambasadat dhe konsullatat kosovare në botë.
“Të dhënat tuaja janë të mbrojtura. Askush nuk mund t’i shohë apo t’i përdorë ato pa lejen tuaj. Ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohuni përmes platformës”, bëri të ditur ajo.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se së bashku me KQZ-në janë duke punuar çdo ditë për t’i siguruar secilit qytetar të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit të drejtën dhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“E drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës. Është detyrim i të gjitha institucioneve tona të krijojnë dhe sigurojnë të gjitha mundësitë e parapara me ligj. E drejta e votës për mërgatën nuk guxon të mbetet vetëm në letër. Ajo duhet të mundësohet kudo dhe për të gjithë”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info/
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025