Reshje të dendura shiu në Librazhd të Shqipërisë

21:28 | 28 Gusht 2024
A B

Librazhdi mbrëmjen e sotme është përfshirë nga një stuhi shiu dhe ere.

Ka mjaftuar pak minuta shi me intensitet të madh që qyteti i Librazhdit të mbulohej nga uji.

Siç shihet edhe në video, uji ka vërshuar në rrugë duke penguar edhe makinat. Për shkak të shiut të dendur është ndërprerë edhe sfida e kategorisë së dytë, ajo mes Sopotit të Librazhdit dhe Turbinës së Cërrikut.

Ndërkohë nga era e fortë është ndërprerë edhe energjia elektrike./euronews/

 

Të ngjashme