Arta Nitaj, bukuroshja dhe ish-aktorja e njohur nga seriali i suksesshëm “O sa Mirë”, është në pritje të ëmbël.
Pas një periudhe të gjatë larg rrjeteve sociale, është zbuluar muaj më parë se Arta është shtatzënë, duke i surprizuar dhe gëzuar ndjekësit dhe fansat e saj.
Lajmi i shtatzënisë së Artës u konfirmua së fundmi përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale nga kushërira e saj.
Në këtë fotografi, Arta shihet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, duke reflektuar lumturi dhe pritje të ëmbël për ardhjen e fëmijës.
Bukuroshja nga Peja është zhvendosur në Shqipëri për të jetuar, sipas burimeve të afërta me të. Megjithatë, detajet rreth bashkëshortit të saj mbeten ende të paqarta, pasi ajo ka zgjedhur të ruajë privatësinë e jetës së saj personale.
Arta Nitaj, e cila fitoi popullaritet dhe dashuri nga publiku për rolin e saj në “O sa Mirë”, ka qenë gjithmonë e dashur dhe e ndjekur nga fansat e saj.
Largimi i saj nga rrjetet sociale kishte ngjallur kuriozitet dhe shqetësim midis ndjekësve, por lajmi i shtatzënisë së saj ka sjellë një gëzim të madh. /Telegrafi/
New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me rak...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...