Aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture te Rrethi i Flamurit në Prishtinë

18:33 | 28 Gusht 2024
E.G

Një aksident trafiku ka ndodhur sot te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.

Nga fotografitë e siguruara nga portali Arbresh.info shihet se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme