Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka njoftuar ambasadorin mbi përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend, shkruan Arbresh.info.
“LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja! Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit. Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë”, ka shkruar ai.
“Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë”, u shpreh Abdixhiku./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...