Google ADS

Melinda Ademi vjen me poza atraktive duke vënë në pah linjat trupore

14:33 | 28 Gusht 2024
K.B

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi vazhdon të jetë njëra nga emra më të përfolur të momentit.

Gjatë kësaj sezone rep-artistja solli shumë projekte muzikore, e që padyshim iu rikthyen në hite.

Mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, krijuesja e hitit “Mere”, ka ndarë disa imazhe për ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo që bie në sy, është se bukuroshja shfaqet e kuruar në çdo detaj ku ka bërë që të merrë komente pozitive nga fansat duke e përgëzuar për dukjen.

Ndryshe, ajo mbetet e angazhuar në lansimin e projekteve të reja, ndërsa sa i përket anës private thuhet se ajo është në një lidhje dashurie që për momentin për publikun është akoma sekrete./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme