Google ADS

KQZ ka pranuar vetëm një koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit

13:29 | 28 Gusht 2024
E.H

Për deklarimin e partive politike që formojnë koalicione për zgjedhjet në Kosovë më 9 shkurt 2025, KQZ njofton se ka pranuar deri tani koalicionin ndërmjet Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativës Balli.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht 2024 në ora 16:00, raporton Arbresh.info.

Koalicioni duhet të përbëhet nga së paku dy parti dhe nuk mund të tërhiqet pas certifikimit. Po ashtu, një parti e anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër ose si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Afati për njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje përfundon gjithashtu më 30 gusht 2024 (16:00).

Deri tani, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme