Rohde ngjitet në majën e Gjeravicës, publikon video duke përgatitur fli

13:02 | 28 Gusht 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shijuar kohën duke ecur në majën më të lartë në vend, në Gjeravicë.

Rohde ka publikuar një video në platformën X, ku shihet duke mbledhur boronica, duke u zhytur në një liqen malor si dhe duke përgatitur ushqimin tradicional fli.

“Kalova një kohë të pabesueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe. Shikoni videon e përmbledhjes dhe bashkohuni me mua herën tjetër”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme