Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para gazetarëve bëri të ditur miratimin e projektligjit për sigurimet shëndetësore, për të cilin tha se vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh, marrë parasysh rëndësinë që ka ky projektligj në të ardhmen e shëndetësisë në vend.
Ai tha se Sigurimet Shëndetësore paguhen 3,5% nga punëtori dhe 3,5% nga punëdhënësi.
“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi ynë shëndetësor dhe kemi studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare për të krijuar një ligj, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë dhe ligj që do te jetë, mbi të gjitha, i zbatueshëm edhe në realitetin tonë ekonomik e social”, deklaroi Vitia.
Sipas tij ky projektligj është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe është tashmë proces i paktheyshëm.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...