Google ADS

Vitia jep detaje për projektligjin për sigurimet e detyrueshme shëndetësore

11:52 | 28 Gusht 2024
E.H

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se miratimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor është një projektligj i pakthyeshëm.

Në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se shtatë për qind do të jenë të ardhurat, 3.5 për qind nga qytetarët ndërsa 3.5 për qind paguan punëdhënësi.

“Ky projektligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh ne kemi analizuar me sukses sfidat dhe mangësitë që ka sistemi jonë shëndetësor. Ky projekt është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe është një projektligj i pakthyeshëm. Me këtë projektligj po rregullohen shumë gjëra. Për herë të parë përcaktohet edhe lista e barnave të rimbursueshme. Buxheti që ndahet për shëndetësinë do të ndahet nga secili prej nesh. E gjithë qeveria kemi pasur një punë. Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti. 7 për qind do të jenë të ardhurat 3.5 për qind nga qytetarët ndërsa 3.5 për qind paguan punëdhënësi”, tha Vitia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme