Gjasula pensionohet nga kombëtarja shqiptare

11:31 | 28 Gusht 2024
K.B

Klaus Gjasula i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren e Shqipërisë pas vetë vjetësh.

Lajmin e ka bërë me dije vetë FShF-ja që e ka falënderuar për kontributin përmes një postimi në Facebook.

“Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në postim.

“Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!

Gjasula ishte autor i një goli në Kampionatin Evorpian të këtij edicioni, kur realizoi golin e barazimit ndaj Kroacisë në të vdekur të ndeshjes./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme