Google ADS

“Kërkova që SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit”, Kurti: Serbia vazhdon të mos dorëzoj Millan Radoiçiqit

10:49 | 28 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti theksoi se ka kërkuar nga senatorët e kongresistet amerikan që t’i bëjnë më shumë presion Serbisë për dorëzimin e kriminelit Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.

Për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Kurti u shpreh se Serbia ende nuk e mbanë përgjegjësinë dhe nuk e dorëzon Radoiçiqin

“Para katër ditësh u mbushën 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku. Për këtë sulm, Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzoj drejt autoriteteve tona kryekriminelin Millan Radoiçiq. Edhe gjatë qëndrimit në SHBA në takimet bilaterale me senatorë, kongresist amerikan kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit”, deklaroi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme