Policia e Kosovës ka raportuar se një person derisa ka qenë në shtëpi pranë punëtorisë së tij, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.
Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konsifkuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e armës me gas, përcjell Arbresh.info.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Pejë / 27.08.2024-20:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpi pranë punëtorisë së tij, person-a të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gas. Nuk raportohet të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...