Google ADS

I dënuar në Itali me 9 vjet burg, arrestohet 48-vjeçari me dy emra në Fier

09:17 | 28 Gusht 2024
E.K

Altin Stopani alias Erion Veliu, nga Fieri është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin. Mësohet se 48-vjeçari është dënuar në Itali me 9 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 14”.

Lokalizohet në Fier dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 48-vjeçar i dënuar në Itali, më 9 vjet burgim, për •pjesëmarrje në organizatë kriminale, •armëmbajtje pa leje, •trafikim narkotikësh dhe •shfrytëzim për prostitucion.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 14”, kapi në Fier dhe vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.

Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme