Google ADS

Arrestohet një person në Pejë, policia i gjen armë, karikator dhe fishekë

09:04 | 28 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se në orët e vona të se martës kanë arrestuar një person në fshatin Baran të Pejës.

Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit i është gjetur një armë pistoletё ADAM cal:9mm, një karikator i së njëjtës armë dhe 10 fishekë cal:9mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit është dërgouar nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme