Dy persona kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit mbrëmjen e së martës në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë është regjistruar rreth orës 19:30.
“Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, konfirmoi për Arbresh.info Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Ajo nuk bëri të ditur vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Ahmeti tha se ngjarja është cilësuar si “vrasje në tentativë”
Ndërkaq, rreth orës 22:40, raportohet të ketë pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Maliq Pashë Gjinovci” në Prishtinë.
Ahmeti konfirmoi për Arbresh.info se për këtë rast, deri më tani ka një person të dyshuar që është arrestuar.
Ajo tha se menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person – arrestohet një i dyshuar
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...