Barcelona ka arritur të shënoj fitoren e tretë radhazi në La Liga nën drejtimin e Hansi Flick, ‘blaugranat’ mposhtën këtë mesjavë Rayo Vallecanon me rezultat 2-1.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar përes Unai Lopez në minutën e nëntë, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Pas një ore lojë, Barcelona barazoi rezultatin me golin e Pedrit.
Lewandowski, 11 minuta shënoi golin tjetër të Barçës, mirëpo u anulua për shkak të një faulli të mëparshëm.
‘Debutim ëndrrash’ për Olmon tek Barcelona, shënon gol ndaj Rayos
Por, ‘blaugranat’ nuk u dorëzuan dhe Dani Olmo shënoi golin e fitores në debutimin e tij me skuadrën e tij në minutën e 82-të, pas një asistimi të Yamalit.
Pas tri ndeshjeve të drejtuarit e Hansi Flick kanë bilanc 100% të fitoreve./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...