Prokurori i posaçëm Jack Smith, ka ngritur një aktakuzë të re ndaj Donald Trump në rastin që përfshin një komplot të dyshuar për të penguar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Kjo vjen pas një vendimi historik të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve për akte zyrtare, dhe pak para se të mbyllej periudha parazgjedhore për paraqitjen e akuzave të tilla.
Aktakuza e re vjen 10 ditë përpara se një politikë e Departamentit të Drejtësisë e njohur si “rregulli i 60 ditëve” të hynte në fuqi duke parandaluar çdo paraqitje të re akuzash kundër ish-presidentit, i cili është përsëri kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.
Aktakuza origjinale prej 45 faqesh është reduktuar në 36 faqe, pasi prokurorët hoqën një sërë akuzash që shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha se ishin paraqitur gabimisht.
Në mënyrë të veçantë, ato akuza lidhen me një përpjekje të Trumpit në fund të vitit 2020 për ta bërë Departamentin e Drejtësisë të mbështesë pretendimet e tij për mashtrim të mundshëm të votuesve.
Heqja e këtyre akuzave do të thotë se aktakuza nuk akuzon më dikë të identifikuar në dokumentin origjinal vetëm si “Bashkëkomplotist nr. 4”, por që njerëzit e njohur me rastin kanë thënë se është ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark. Ata njerëz folën në kushte të anonimitetit për të diskutuar pjesë të hetimit që nuk ishin bërë publike./klankosova/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...