Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ditën e sotme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.
Sipas njoftimit, përgjatë bashkëbisedimit, diskutuan rreth zhvillimeve në vend e rajon dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi, shkruan Arbresh.info.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë, Kryeministri shprehu gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm, në sajë të punës së përbashkët e në shërbim të paqes dhe sigurisë paralelisht me sundimin e ligjit dhe rendit.
Gjithashtu nënvizoi se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s, kryeministri nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO.
Mes të tjerash, Kurti e falënderoi Admiralin Munsch për takimin dhe bisedën, si dhe kontributin pozitiv të KFOR-it dhe NATO-s.
Në takim kryeministri shoqërohej dhe nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq, teksa Admirali Munsch shoqërohej dhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas./Arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...