Chiesa ‘hap dyert’ për transferimin e tij tek Liverpooli

22:07 | 27 Gusht 2024
D.H

Federico Chiesa është njëri nga emrat më të përfolur ditëve të fundit të merkatos për një largim nga Juventusi.

Dy skuadra ishin interesuar për italianin, Liverpooli që e dëshiron me çdo kusht anësorin juventin, po ashtu Barcelona e cila për shkak të problemeve me financa nuk po mund të arrij afrimin e lojtarit, shkruan Arbresh.info.

Chiesa mbrëmë është shprehur qartë se e do një transferim tek Liverpooli, mirëpo pret edhe ofertën e Barcelonës.

Mirëpo siç bënë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, italiani i ka hapur dyert transferimit të tij tek “The Reds”.

Negociatat janë duke u zhvilluar dhe të gjithë palët po mundohen të gjejnë një marrëveshje.

Skuadra e Arne Slot është e vetmja që iu afrua formalisht Juventusit për transferimin e lojtarit.

Chiesa është pjesë e “Zonjës së Vjetër” nga sezoni 2020/21 kur u transferua nga Fiorentina./Arbresh.info

Të ngjashme