Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka mundur të takohet sot (27 gusht) me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch.
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani tha për Arbresh.info se presidentja është e prekur me grip sezonal dhe se takimin e paralajmëruar me Admiralin Munsch e ka pati të pamundur ta zhvillojë.
“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal”, tha ai.
“Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, ka thënë Kupina.
Admirali amerikan Stuart B.Munsch, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash./Arbresh.info/
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...