Dronë dhe raketa ruse goditën të martën gjithë Ukrainën, duke vrarë të paktën pesë persona. Sulmet vijnë një ditë pas një sulmi të ngjshëm intensiv me raketa e dronë, që goditën objektet energjetike në të gjithë vendin.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se gjatë sulmeve të së martës u përdorën 81 dronë, si dhe raketa me vetëdrejtim dhe balistike. Zyrtarët njoftuan se nga mbetën të plagosur 16 persona.
“Ne padyshim që do t’i përgjigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, shkruante zoti Zelenskyy në rrjetin social X.
Në rajonin e Kievit, i cili po përballet me ndërprerje të energjisë pas sulmit të së hënës, gjatë natës u dhanë pesë alarme ajrore.
Administrata rajonale tha se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar të gjithë dronët dhe raketat, por mbetjet e tyre kishin shkaktuar zjarre në pyje.
Pas breshërisë me rreth 200 raketa e dronë të së hënës, Kryeministri Denys Shmyhal tha se “infrastruktura energjetike është bërë sërish objektiv i terroristëve rusë”. Ai u kërkoi aleatëve të Ukrainës që t’i sigurojnë vendit të tij armë me rreze të gjatë veprimi dhe ta lejojnë atë t’i përdorë ato për të goditur objektiva brenda Rusisë.
Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus të së hënës ndaj infrastrukturës energjetike “shokues”. Ai tha se kishte përcaktuar si prioritare që eksportet e mbrojtjes ajrore amerikane të dërgohen fillimisht në Ukrainë. Zoti Biden shtoi gjithashtu se Uashingtoni “po furnizon me pajisje energjetike Ukrainën për të riparuar sistemet e saj dhe për të forcuar rrjetin energjetik të vendit”.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë sulmeve ishin përdorur “armë me precision, me rreze të gjatë veprimi dhe dronë kundër objekteve thelbësore të infrastrukturës energjetike”, që si shtonte, “mbështesin funksionimin e kompleksit ushtarak-industrial të Ukrainës”.
“Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”, thuhej në deklaratën e ministrisë./VOA/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?