Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci theksoi se ky udhëzim përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, përcjell Arbresh.info
“Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka shkruar Nagavci.
Tutje Nagavci shtoi se MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Falenderoj grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar i cili ka qenë gjithpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI. Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...