Google ADS

Shkolla “Faik Konica” gati për të nisur mësimin tërëditor

14:21 | 27 Gusht 2024
E.H

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku -Sadriu ka bërë të ditur se shkolla “Faik Konica” është gati për të filluar mësimin tërëditor.

Me anë të një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, me të cilët ka diskutuar për përgatitjet finale për fillimin e vitit shkollor.

“Nga shtatori “Faik Konica” është përgatitur të fillojë fazën e parë të mësimit tërëditor. Sot, takova mësueset me të cilat diskutuam për përgatitjet finale për fillim vitin shkollor. Me përkushtimin e mësueseve dhe motivimin e prindërve e nxënësve, shkolla është gati të përmbushë nevojat e nxënësve në mënyrën më të plotë”, ka thënë Lushaku-Sadriu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme