Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka biseduar me pensionistët dhe veteranët në Vushtrri.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se pensionistët në Kosovë po përballen me situatë të rëndë ekonomike, përcjell Arbresh.info
“Pensionistët e Kosovës përballen me situatë të rënduar ekonomike. Në bisedë me pensionistë dhe veteranë të arsimit në Vushtrri, u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale. Premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes së kësaj kategorie nga Qeveria”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas kryetarit të AAK-së, pensionet duhet të jenë 450 euro.
“Pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme. Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro. Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët. Ne besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...