Lajçak në Forumin Alpbach në Austri, merr pjesë në diskutim për Ballkanin

12:33 | 27 Gusht 2024
E.K

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në Forumin Evropian Alpbach (EFA) në Austri përmes një postimi në X.

Lajçak ka theksuar se EFA24 është një platformë e veçantë që bashkon liderë të rinj dhe transformues.

“EFA24 është unike për bashkimin e liderëve të rinj dhe transformuesve. Ishte vërtet frymëzuese të diskutoj me politikanë të rinj dhe shoqërinë civile të ‘Speak Up! BiH’, si dhe të shkëmbej pikëpamje dhe ide mbi Ballkanin, BE-në dhe politikën e jashtme në një bisedë”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Të ngjashme