Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për qytetarët që të aplikojnë për subvencionet në fushën e efiçiencës së energjisë.
Ai ka njoftuar se afati për aplikim është hapur dhe do të zgjasë dy javë.
“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, këtu mund të aplikoni
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane