Këto janë disa nga ushqimet që do t’ju japin më tepër energji gjatë ditës.
Farat e lirit – Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Bamjet – Bajmet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash.
Bananet jeshile – Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.
Brokoli – Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj. Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve. Plus, për shkak të niveleve të larta të përbërjes sulforafane, zvogëlon inflamacionin.
Avokado – Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme . Ato përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe gjithashtu janë të pasura m acid oleik, i cili lufton inflamacionin dhe është i shëndetshëm për zemrën.
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...
Dollari amerikan rritet pas fitores së Trump, Bitcoin shënon...