Kurti për Nënën Terezë: Shembulli i mirësisë dhe thjeshtësisë

09:52 | 27 Gusht 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar humanisten Nëna Terezë në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Kurti ka thënë se Nëna Terezë është shembulli i mirësisë dhe thjeshtësisë, që e bëri të arrijë atë që mendohej e pamundur.

“Humaniste dhe zemërmirë, shenjtore dhe punëtore. Ishte Nëna Terezë, e cila ndërkombëtarisht dha edhe shembullin e bujarisë e vlerave të kombit shqiptar. Vepra e saj është më shumë sesa jetë e vënë në shërbim të përçimit të paqes dhe përkujdesjes për tjetrin. Është shembulli i mirësisë dhe thjeshtësisë, që e bëri të arrijë atë që mendohej e pamundur”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme