Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet së shpejti, teksa ka treguar se klubi i tij i fundit do të jetë Al Nassr.
Sulmuesi 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke luajtur futboll dhe ky sigurisht nuk do të jetë sezoni i tij i fundit.
Është vet Ronaldo, i cili ka thënë se momentalisht nuk e di se kur do të pensionohet.
Megjithatë, ylli portugez është i sigurt se klubi saudit, Al Nassr do të jetë i fundit për të.
“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, pas dy apo tre vitesh… por me siguri do të tërhiqem këtu te Al Nassr”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur në këtë klub, ndihem mirë edhe në këtë vend. Jam i lumtur që luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj”.
“Është shumë e vështirë të mendosh se një ditë do të jem trajner. Në mendjen time, nuk po mendoj të jem trajner i ndonjë ekipi futbolli. As që e mendoj.
“Me siguri e shoh të ardhmen time duke bërë gjëra jashtë futbollit”,përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...