Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka emëruar tre futbollistë që mund të zëvendësojnë sulmuesin norvegjez Erling Haaland.
Norvegjezi ka shënuar tashmë katër gola në dy xhirot hapëse të Ligës Premier këtë sezon dhe ka arritur numrin e 94 golave në 101 ndeshje për klubin.
Këtë sezon, ai është i vetëm në krye të sulmit të Citizens që kur Julian Alvarez u largua nga klubi për t’iu bashkuar Atletico Madridit dhe megjithëse ata po konkurrojnë në të gjitha frontet, ata nuk pritet të sjellin një sulmues të ri deri në fund të afatit kalimtar.
Guardiola beson se Phil Foden, James McAtee dhe Ilkay Gundogan mund të zëvendësojnë norvegjezin në krye të sulmit të Citizens, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është sulmues klasik.
Para ardhjes së Haaland, City luajti me një “nëntë fals” për dy sezone, dhe atë rol e plotësuan Foden, Gundogan dhe Kevin de Bruyne.
“Erling nuk mund të luajë çdo ndeshje, por Foden mund të luajë në atë pozicion si McAtee dhe madje edhe Gundogan”, deklaroi Guardiola për beIN Sports.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, por mendoj se kemi një ekip cilësor në dispozicion”, shtoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga