Google ADS

Juventusi shënon fitoren e dytë në Serie A, nën drejtimin e Mottas

22:57 | 26 Gusht 2024
D.H

Juventus ka arritur të shënoj fitoren e dytë radhasi në Serie A nën drejtimin e trajnerit të ri, Thiago Motta.

Këtë javë ‘Zonja e Vjetër’ triumfoi ndaj Veronës me rezultat identik 3-0, shkruan Arbresh.info.

Dusan Vlahovic hapi serinë e golave në minutën e 28-të për bianconerët.

Savona, 11 minuta më vonë dyfishoi epërsinë Juventusit.

Kurse epilogun final të ndeshjes e dha Vlahovici, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të.

Pas dy ndeshjeve në Serie A, Juventusi është skuadra e vetme që ka bilanc 100% të fitoreve dhe kryeson e vetme në tabelë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme