Artisti i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se tashmë ka gati katër këngë.
Ai thotë se meqë po vjen shtatori me ndryshimin e kohës do të vijnë edhe baladat.
Në mesin e tyre, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 thotë se po vjen në bashkëpunim me Teuta Selimin.
Për këtë, ai ka falënderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti.
Këngëtari vjen me lëvdata të mëdha për Filloreta Raçin, duke e quajtur super artiste e nënë e devotshme.
“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai.
Ejlli theksoi: “Është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi dhjetë për qind unë”.
Luizi po vazhdon të jetë po aq i pëlqyer nga publiku, ku edhe sivjet ka qenë shumë aktiv me koncerte. /Telegrafi/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite