Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.
Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një reagimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Tirana është përfshirë nga moti i keq, do të ketë reshje dhe erëra të forta. Ju lutem, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë të gatshme për çdo situatë. Për çdo problem, raportoni në aplikacionin “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan ai./rtsh.al
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...