Balluku pret në takim zyrtaren amerikane, shpreh angazhimin për vijimin e bashkëpunimit

20:37 | 26 Gusht 2024
E.G

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pritur në takim Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Balluku njoftoi se në takim kanë shprehur angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info.

“Duke i uruar suksese në misionin e saj në Shqipëri, e njoha Nancy VanHorn edhe me disa prej projekteve më të rëndësishme që Shqipëria është duke ndërmarrë, e ku SHBA na ka dhënë një mbështetje të pakursyer, veçanërisht në sektorin e energjisë.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme