Google ADS

Merr fund ‘saga’ Olmo, La Liga i jep dritën jeshile Barcelonës për regjistrimin e spanjollit

20:10 | 26 Gusht 2024
D.H

Barcelona më në fund ka arritur të regjistrojë nënshkrimin e saj më të madh të verës Dani Olmo.

Dani Olmo u transferua tek Barcelona nga Leipzigi, pothuajse tri javë më parë, shkruan Arbresh.info.

Megjithatë ai ende nuk ka debutuar me Blaugranat pas dy ndeshjeve zyrtare, të cilat Barcelona i zhvilloi në La Liga ndaj Valecnias dhe Athletic Bilbaos.

Kjo për shkak se ish-talenti i La Masia nuk ishte regjistruar nga klubi i tij i fëmijërisë për arsye të Fair Play Financiar.

Largimet e ditëve të fundit, veçanërisht ato të largimeve të Ilkay Gundogan dhe Clement Lenglet, dhe lëndimi i Andreas Christensen për dy muaj, do të lejojnë që emri i Olmos të regjistrohet para ndeshjes me Rayo Vallecanon.

Barcelona ka marr miratimin e La Ligas, ndaj ata sigurojnë se Olmo do të regjistrohet sot.

Fituesi i Euro 2024 me Spanjën, ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro./Arbresh.info

Të ngjashme