Kryetari i Himarës, Vangjel Tavo ka shprehur vlerësimin maksimal për punën e shkëlqyer që Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga në drejtimin e shërbimit diplomatik e konsullor në Greqinë mike.
Po ashtu, siç tha ai, duke e kthyer ambasadën në Athinë në shtëpinë e të gjithë emigrantëve shqiptarë, duke treguar një integritet të lartë profesional e duke shërbyer me devotshmëri në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë shkas nga këto fjalë, mëse të merituara, të shprehura nga Kryeministri Rama gjatë Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, drejtuar Ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Shkëlqesisë së Saj, Znj. Luela Hajdaraga, shpreh edhe unë vlerësimin tim maksimal për punën e shkëlqyer që Ambasadore Hajdaraga ka bërë në drejtimin e shërbimit diplomatik e konsullor në Greqinë mike, duke e kthyer ambasadën në Athinë në shtëpinë e të gjithë emigrantëve shqiptarë, duke treguar një integritet të lartë profesional e duke shërbyer me devotshmëri në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të karakterizuara nga miqësia dhe fqinjësia e mirë, partnere në rrugëtimin e përbashkët evropian.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...